Klinë, 21 prill 2015
Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Klinë -DRP Pejë, gjatë implementimit të planit operativ “Kontrollimi i lokaleve”, njësia e hetimeve në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, me 19.4.2015 në fshatin Volljak/Klinë kanë kontrolluar një lokal. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale:
• një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë, ku ka rezultuar në peshë bruto rreth 71.9 gramë,
• një shkop i bejsbollit,
• një shufër metalike si dhe
• një thikë me këllëf.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar shtetasit: B. B. (1993), A. B. (1984) dhe M.B. (1982). Për të gjitha veprimet me kohë është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për tre të dyshuarit e lartcekur për 48 orë. Me datën 20/4/2015 janë intervistuar të dyshuarit në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit që të tre të dyshuarit e lartcekur lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga Njësiti antidrogë (DHTN)-Pejë.