Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të kërkuar me urdhëresa nga Gjykata

Mitrovicë, 20 qershor 2022
Në bazë të urdhëresave aktive njësitet policore në Mitrovicën e Jugut sot kanë arrestuar tre persona për të cilët kishte urdhëresa të lëshuara nga Gjykata kompetente.
Sipas urdhëresave aktive, në tri lokacione të ndryshme, janë arrestuar tre të dyshuarit, dy nga të dyshuarit I. M dhe N. S., pas kryerjes së obligimeve ndaj Gjykatës janë liruar, ndërsa i dyshuari tretë Xh. I., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale “ Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresë të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje