Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, sekuestrohen dy armë zjarri

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.
Peronat e dyshuar :
– E. A, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– H. S, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– A.A, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndërsa personi i identifikuar si i dyshuar për blerje, pranim të gjësendeve të vjedhura,
– B. A, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, aktualisht ndodhet në arrati.
Arrestimi i të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 10.02.2023.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i dy lokacioneve të ndryshme ku personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet (stoli, disa ora dore, etj.), që dyshohet se janë të vjedhura.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer veprimet e nevojshme, lidhur me veprën vjedhje e rëndë dhe dy armëmbajtje pa leje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje