Dje nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.
Rasti ka ndodhë dje në një lokal në Lipjan, ku janë vjedhur :
-2 televizorë
-16 monitora
– 2 frigoriferë
-1 kondicioner etj.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar pak orë pasi është raportuar rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë tre personat e dyshuar:
– B.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– B. K . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– G. B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë i përfshirë në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.