Në orët e paradites të datës 31.05.2024, Stacioni Policor Vushtrri ka pranuar një informatë se dy persona kishin pasur një konflikt fizik mes tyre ndërsa si rrjedhojë e konfliktit njëri prej të dyshuarve kishte nxjerrë një armë tytë-shkurtër dhe e kishte drejtuar në drejtim të personit me të cilin kishte pasur konflikt.
Personat e dyshuar kishin pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njësitë policore në konsultim me prokurorin, kanë realizuar kontrolle në disa lokacione dhe te një person tjetër kanë arritur të gjenin armën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Arma e llojit pistoletë me një karikator të zbrazët është konfiskuar dhe është proceduar si provë materiale.
Pas përfundimit të procedurës së intervistimit dhe veprimeve tjera policore, ndaj të dyshuarit A.A., 23 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ..Lëndim i lehtë trupor”. Ndaj të dyshuarit M.Gj., 18 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj personit K.A., 25 vjeçar është iniciuar rasti ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve”.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.