Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Mitrovicë, 08 janar 2024
Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në Mitrovicë dhe Skenderaj, në tri raste të ndryshme kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në Skenderaj, ku gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.9 gram dhe 2.0 gram.
Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit të tretë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është realizuar në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 9.1 gram dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.
Ndaj tre të dyshuarve, pas intervistimit janë iniciuar raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje