Në orët e mesditës së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i tre personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Bajram Muli” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ngritur dyshimet e arsyeshme për lëvizjet e të dyshuarve të cilët janë përpjekur të iu shmangen zyrtarve policor duke hedhur sasinë e subtancës narkotike në një lokacion tjetër. Në cilësi të provës materiale nga tre të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës narkotike në peshë prej 84.1 gram, të ndarë në163 qese të vogla.
Në cilësi të dyshuarve janë intervistuar M.A., 31 vjeçar, A.M.,18 vjeçar dhe A.M., 25 vjeçar, të tre shtetas të republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin hetimet e mëtejme po i zhvillon njësia përkatëse e antidrogave.