Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të përfshirë në një rast tentim vrasje në Prishtinë

Prishtinë, 21 shtator  2017 – Dje në ora 17:20,  policia  ka marrë informacionin se në një objekt, në rrugën “B” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në rezultatet e hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri,  është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe  mjete të tjera të forta.

Në këtë rast janë lënduar 3 persona: 

o A. S, mashkull , 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i goditur me mjetë të fortë ), 

o G.A, mashkull , 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë ) dhe

o P. S, mashkull , 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë), 

të cilët  menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Po të njëjtëve persona, pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Aktualisht puna policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm po vazhdon, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, në polici është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe lëndim trupor.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje