Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Mitrovicë, 18 shkurt 2015-Katër raste të veprave penale ‘vjedhje e rëndë’ ishin raportuar brenda 15 ditëve të fundit, vjedhje këto kryesisht të ndodhura në shëtitoren e vjetër në rrugën “Sami Raqa” në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve në këtë zonë ishin dyqane private biznesi.Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur drejt zbardhjes së veprave penale , rrjedha hetimore e hetuesve policorë, në kuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, të gjinisë mashkullore, dy nga ta të moshës 16 vjeçare , ndërsa njëri i moshës 19 vjeçar, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptarë, banorë të Mitrovicës, shtetas të Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilëve është bërë në Mitrovicë në orët e pasdites së djeshme të datës 18 shkurt 2015. Hetuesit policorë kanë arritur që mbi dyshime të arsyeshme të lokalizojnë zonën ku dyshohej se ndodheshin personat e dyshuar, përveç identifikimit dhe arrestimit të tre personave të dyshuar, hetuesit policorë kanë arritur që në tri lokacione të ndryshme të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende të ndryshme, të cilat ishin vjedhur nga personat e dyshuar:• një televizor plazma• dy kaloriferë nxehëse• një sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike vlerë (1000 euro)• një sasi e të hollave ne vlerë 300 euro, ( të gjitha metalike)Të gjitha këto do të procedohen në gjykatë në cilësi të provave materiale.Të tre të dyshuarit u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve, mbi dyshimet se në bashkëveprim të kenë kryer veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje