Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’

Skenderaj, 30 maj 2017

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në mesditën e datës 30 maj 2017, në një nga fshatrat e zonës së përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj. 

Njësi relevante policore i ishin përgjigjur informacionit të pranuar nga ankuesi F. R., 52 vjeçar, ku fillimisht thuhej se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Vajnik kishte gjetur një granatë dore të pashpërthyer, ku me të arritur në vendin e ngjarjes Policia vëren se përveç granatës në atë lokacion kishte pas edhe të shtëna me armë zjarri. 

Bazuar në veprimet e para hetimore bëhet e ditur se ngjarja kishte rrjedhë si shkas i një zënke ndërmjet viktimës së rastit dhe tre peronave të dyshuar, ku sipas elementeve rrethanore dhe provave të siguruara, të dyshuarit dyshohet se përveç hedhjes së granatës në oborrin e viktimës të njëjtit kishin shtënë edhe me armë zjarri. Në cilësi të provave materiale në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm, ndërsa njësi përkatëse policore për trajtimin e mjeteve të pashpërthyera kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të sigurt. 

Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar I. A., 50 vjeçar, H. A., 56 vjeçar dhe H. A., 60 vjeçar. Me vendim të prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor. 

Rasti i veprës penale është duke u hetuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje