Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për raste të ndryshme të vjedhjeve

Prishtinë, 24 gusht 2014 – Hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arritur të arrestojnë tre persona për raste të ndryshme të vjedhjeve si dhe të ndriçojnë një numër të konsiderueshëm të rasteve të tilla.Arrestimi i këtyre të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një hetimi të detajuar lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur më 08.08.2014 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë ku i shin vjedhur pajisje të ndryshme teknologjike.Ndërmarrja e operacionit për arrestimin e të dyshuarve si dhe bastisjet e kryera nga ana e policisë rezultuan me gjetjen dhe sekuestrimin e:• Njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuterësh, • Njëmbëdhjetë monitorë kompjuterësh,• Dy hard disqe për kompjuter,• Në DVD lexues për kompjuter, • Gjashtë palë dëgjuese kompjuteri, si dhe• Dy pjesë të ndryshme kompjuteri.Të dyshuarit • A. H, mashkull, 25 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,• L. SH mashkull, 25 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,• A. D, mashkull, 19 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje