Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim

Prishtinë, 15 maj 2014

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot në orët e pasdites, ka realizuar një operacion të gjerë policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës.Operacionit i ka paraprirë një hetim i gjerë policor i cili ndërlidhet me dyshimin e bazuar se gjatë periudhës kohore të viteve 2009-2012, personat e dyshuar tanimë të arrestuar kanë mashtruar mbi (140) persona kinse për ndërtim të banesave.Shuma e cila dyshohet se të dyshuarit kanë arritur të ju marrin (140) personave, në premtim të ndërtimit të banesave të cilat nuk janë ndërtuar asnjëherë, arrin mbi (1.7 milion) euro. Këto mjete (para) dyshohet se personat e dyshuar i kanë përdorur për qëllime tjera e jo për ndërtim të banesave të premtuara për viktimat e rastit.Me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar janë arrestuar:
• E. B. Femër K/Shqiptare
• V. B. Mashkull K/Shqiptarë
• T. B. Femër K/Shqiptare
Gjatë këtij operacioni policor janë bastisur lokacione të ndryshme, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent dërgohen në mbajtje.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje