Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 12 nëntor 2014
Sot më 12.11.2014, duke filluar nga ora 06:20, Policia e Kosovës, respektivisht Sektori i Hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim edhe me njësitë e tjera mbështetëse, kanë realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Agjenti”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar.
Si vazhdimësi e operacionit policor janë kryer edhe tri bastisje të shtëpive në tri fshatra të ndryshme të Komunës së Shtimes.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
• G.H. viti i lindjes 1969, mashkull K/Shqiptar,• Q.B. viti i lindjes 1969, mashkull K/Shqiptar,• Q.Rr. viti i lindjes 1962, mashkull K/Shqiptar,
Bazuar në hetimet preliminare, të arrestuarit dyshohet se në mënyrë të organizuar, me qëllim të përfitimit material, përmes rrugëve ilegale apo me dokumente të falsifikuara kanë dërguar apo tentuar të dërgojnë shtetas kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Lidhur me këtë rast ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartcekur kanë kryer veprat penale; “krim i organizuar, kontrabandim me migrantë , falsifikim të dokumenteve dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, armë dhe municion të ndryshëm si; • Mortajë e dorës m.72, 82 mm së bashku me tri predha dhe tri kapsolla të kësaj arme , • Një armë automatike m 47 të prodhimi jugosllav , • Një revole e tipit Blow- magnum , • Mbi 400 municione të kalibrave të ndryshëm , pjesë dhe pajisje të ndryshme për armë si dhe dokumente të ndryshme.
Operacioni policor lidhur me bastisjet dhe arrestimet është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa hetimet janë udhëhequr nga Prokuroria Speciale.
Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje