Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur

Prishtinë, 29 mars  2018 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës së tyre të vazhdueshme për  garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e  individëve, grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Një nga këto operacione të Njesitit të Hetimeve të Përgjithshme,  ka filluar dje,  ku fillimisht është arrestuar një person i dyshuar, 

F. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës 

për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur me datën 18.03.2018 në Hajvali – Prishtinë. 

Rasti ka ndodhur në një shtëpi, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, është bërë bastisje në një lokacion, ku policia ka gjet dhe konfiskuar :

një pistoletë Ecol Special  e kal. 9mm, 

një karikator dhe

dy fishekë. 

Për po të njëtin rast, hetuesit rajonal kanë vazhduar aksionin e tyre edhe sot, aksion ky që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar:

L. K, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe 

H. P, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës 

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kaloj gjykatës.

Me respekt.:

Zyra për marrëdhënie me publikun & media

Drejtoria  Rajonale e Policisë – Prishtinë. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje