Pejë, 24 janar 2019
Ju informojmë se me datën 22 janar 2019, në një parking të një qendër tregtare në Deçan ka ndodhur ‘grabitje e armatosur’.
Policia e Kosovës me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, ku ka takuar viktimat e rastit, sipas tyre derisa ishin duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Pasat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 24 janar 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 (tre) persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’ dhe 2 (dy) persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati, në kërkim policor.
Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:
• B. K. i lindur 1992 m/k/sh
• F. B. i lindur 1992 m/k/sh
• G. S. i lindur 1995 m/k/sh
Gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë
Rruga “Mbretëresha Teutë” Pejë
Tel: 038 5080 5050, 038 5080 5098 &
Email: [email protected]