Prishtinë, 5 tetor 2017 –Në kuadër të punës policore, gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Personi i parë është arrestuar rreth orës 14:30, në një shkollë në Fushë Kosovë, ku të miturit (16 vjeç) i është gjet dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Ndërsa dy persona të tjerë (19 dhe 23 vjeç), janë ndaluar rreth orës 18:00, nga njësitet policore të Lipjanit, derisa të dyshuarit ishin në një automjet (golf 2), duke lëvizur në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Në automjet pas një kontrolle rutinë , policia ka gjet dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre personat e dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar mbi 240 raste të posedimit të paligjshëm të narkotikëve.