Sot, me datën 5.8.2014, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive disamujore, në rajonin e Pejës ka ndërmarrë një operacion të koduar me emrin ‘ODEON’, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi që merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet perëndimore. Operacioni është zhvilluar në tri lokacione, në Gjakovë dhe në Deçan.Ky grup i të dyshuarve në vazhdimësi kryente veprimtarinë penale të ‘kontrabandimit të migrantëve’ dhe ‘falsifikimin e dokumenteve’ të udhëtimit, duke përdorur metoda të ndryshme në bashkëpunim edhe me të dyshuar nga Serbia, duke ua rrezikuar në këtë mënyrë jetën qytetarëve kosovarë, me qëllimin e vetëm përfitimin material të kundërligjshëm. Të dyshuarit janë:L. S. 1973 kosovar/shqiptarR. F. 1966 kosovar/shqiptarXh. B. 1981 kosovar/shqiptar Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:3 (tre) telefona celularë1 (një) kompjuterPersonat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.