Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur

 Prishtinë, 04 gusht 2014 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.Operacioni i fundit është realizuar sot në orët e hershme ku dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Hakif Zejnullahu”në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në një market, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar:o L. K, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, o I. C, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe o L. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar : një pistoletë T.T e kal. 7.65 me 5 fishekë  një veture Fiat ngjyre e zeze (arma dhe automjeti dyshohet te jene shfrytëzuar nga të dyshuarit për kryerjen e veprës) si dhe  para te gatshme (po ashtu të njëjtat dyshohen të jenë grabitur në rastin në fjalë)Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje