Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona për vjedhje

Gjakovë: 02.04. 2021
Patrullat policore në pikëkontrolli rreth orës 02:00 kanë ndaluar një automjet në levizje më rregjistrim të Prishtinës, ku në brendi ishin dy persona, dhe gjatë kontrollit për siguri, në brendi te automjetit janë gjetë disa paisje elektrike apo mjete te pune që dyshohej se ishin të vjedhura.
Të njejtit fillimishtë janë shoqëruar në lokalët e Stacionit policer – Gjakovë, dhe pas intervistimit dhe identifikimit të veglave, në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndaluar në Ndalim policor, kurse mjetet – veglat në fjalë janë konfiskuar.
Pas një pune të vazhdueshme dhe intenzive janë gjetë dhe konfiskuar edhe 15 mjete – vegla tjera elektrike të punës si dhe është arrestuar edhe nje person që dyshohet të jetë I involvuar ne vjedhjen e tyre.
Të arrestuar për rast janë:
1. V. Rr. Viti i lindjes 1990
2. D.R. 1992
3. A.GJ. 1980
Një pjesë e mjeteve janë identifikuar nga pronaret, ndersa policia bënë apel tek qytetarët nese janë atakuar apo ju janë vjedhur mjete të ngjajshme dhe nuk kanë paraqitë rast në polici të lajmërohen dhe te identifikojnë mjetet e tyre.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje