Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona për lëndim trupor në Ferizaj

Me datën 11.12.2022 rreth orës 05:20 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së është një rast i përleshjes fizike në mes tre personave në rrugën ‘’Reçaku’’,në pikën e karburantit ‘’Hib Petrol’’ në Ferizaj .
Policët e stacionit në Ferizaj menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet. Pas një pune hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, policia i ka identifikuar e më pas i ka arrestuar tre të dyshuarit : I.I ( M/K) i moshës 29 vjeçar , A.P ( M/K) i moshës 51 vjeçar dhe K.S (M/K) i moshës 34 vjeçar. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje