Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për ‘vjedhje të rëndë’, ‘grabitje’

 

Prishtinë, 20 tetor 2016

– Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me ‘grabitje’, ‘vjedhje’, ‘vjedhje të rënda’, sot me datën 20.10.2016 në rajonin e Prishtinës, (në gjashtë lokacione), ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “Q7”, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm (të njëjtit kanë arritur që me forcë të hyjnë në shtëpi të ndryshme duke vjedhur gjësende të vlefshme dhe pastaj kanë vjedhur edhe çelësin e veturës dhe me të njëjtën, së bashku edhe me sendet e vjedhura janë larguar nga vendi i krimit). Kjo veprimtari e kundërligjshme e të dyshuarve ka dëmtuar rëndë buxhetin e shumë familjeve, ku deri më tani njësia e hetimeve ka arritur t’i identifikojë 9 vetura të vjedhura dhe të braktisura nga ky grup kriminal dhe të njëjtat u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.

Ky operacion është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë me datën 22.07.2016 ku ishin të arrestuar në flagrancë tre (3) persona të këtij grupi kriminal.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

RR. A. lindur me 1989 m/sh/k•

L. A. lindur me 1992 m/sh/k•

Sh. N. lindur me 1990 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:•

10.000,00 (dhjetëmijë euro)•

një veturë golf 5•

ari, bizhuteri sasi ende e pakonfirmuar,•

15 fishekë cal.7.62 TT•

2 fishekë të armës së gjuetisë,•

pajisje për pastrimin e armëve,•

maska, dorëza, kaçavida, dana për prerje të metaleve,•

një radio lidhje•

një kapelë me mbishkrimin e Policisë•

një palë dylbi dhe sende tjera të rëndësishme për procedurë penale.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje