Prishtinë, 19 qershor 2014- Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi personash për të cilët dyshohej se merreshin me kontrabandim të armëve, sot me 19.06.2014 në rajonin e Mitrovicës, ka ndërmarrë operacionin policor të koduar me emrin “Gllok ”, dhe ka arrestuar tre persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me armë’. Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup i personave në vazhdimësi kryenin veprat penale të kontrabandimit të armëve të ndryshme, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.Personat e arrestuar janë: 1. A. E. lindur më 1987 kosovar/shqiptar2. L. E. lindur më 1981 kosovar/shqiptar3. A. E. lindur më 1950 kosovar/shqiptar Gjatë këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë sekuestruar me sa vijon: 4 armë të vogla kalibri i ndryshëm231, fishekë kalibrash të ndryshëm6 telefona celularë Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.