Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve’

Prishtinë, 20 shkurt 2014
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve disamujore, lidhur me veprimtarinë e kundërligjshme të një grupi të organizuar, që në bashkëveprim kryenin falsifikimin e dokumenteve zyrtare (ekstrakteve), sot me 20.2.2014 në rajonin e Prishtinës ka realizuar një operacion policor, të koduar me emrin “EXTRAKTI” në tri lokacione të ndryshme, me ç’rast ka arrestuar tre persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.
Personat e arrestuar janë:
1. T. V. i lindur me 1967 m/k/sh
2. B. S. i lindur me 1949 m/k/sh
3. S. K. i lindur me 1946 m/k/sh
Gjatë këtij operacioni përveç Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe Inspektorati i Agjensionit të Regjistrimit civil- MPB dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dokumentet e mëposhtme:
• Një ekstrakt i lindjes (bllanko)
• Katër ekstrakte të lindjes (të falsifikuara)
• Dy certifikata vdekjeje (të dyshuara-falsifikuara)
• Dy certifikata martese (të falsifikuara)
• Një certifikatë lindjeje (e falsifikuar)
• Një vërtetim i bashkësisë lokale (bllanko, i vulosur dhe i nënshkruar)
• Dhjetëra dokumente të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara
• Në zyrën e ofiqarisë është konfiskuar një kompjuter i cili do të dërgohet në ekzaminim. Bazuar në hetimet policore dyshohet se person i dyshuar tashmë i arrestuar nga policia T. V. pronar i një kompanie, që merrej me punë juridike, siguronte klientë që në mënyrë të kundërligjshme të pajisen me dokumente të falsifikuara. I dyshuari B. S. (ish zyrtar i ofiqarisë në KK Prishtinë deri me datën 17.2.2014 i pensionuar) duke shfrytëzuar pozitën zyrtare ofronte dokumentet e nevojshme sipas kërkesës së të dyshuarit T. V.
I dyshuari S. K. (ish zyrtar i ofiqarisë në KK Prishtinë deri më 2011, tani pensionist) duke shfrytëzuar ndikimin në ish vendin e punës së tij, në vazhdimësi për të dyshuarin T. V. ka siguruar ekstrakte bllanko dhe dokumente tjera bllanko të nënshkruara dhe të vulosura. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje