Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona nga njësitet policore të Podujevës

Prishtinë, 20 mars 2019 – Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Me synim, identifikimin e vendndodhjes si dhe kapjen e të dyshuarve për veprimtari kriminale të kërkuar nga ana e Gjykatës Themelore, strukturat e menaxhimeve operacionale dhe atyre hetimore,  gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2019, kanë organizuar aktivitete e tyre me fokus të veçantë arrestimin e të dyshuarve të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës.

Tri arrestime të tilla u kryen sot  rreth orës 06:00,  në fshatrat Dobrarin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, me ç’ rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar:

    K. B,  mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për  dy vepra penale  Ngacmim dhe Lëndim trupor.

    E. J, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale  Dhënie Ryshfeti

    G. I, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale   Lëndim trupor

Që nga janari i vitit 2019 deri sot policia Rajonale e Prishtinës ka realizuar  1720  urdhëresa të lëshuara nga Gjykata,  janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë proceduar më tej  nga ana e Policisë.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje