Sot nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
-I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi , shperndarja dhe shitja e substancave narkotike,
-B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe
– A.B,mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare,
pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.