Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona dhe konfiskohen rreth 110 kg substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuane

Prishtinë 12 prill 2014,
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik pas hetimeve gjashtë mujore, me 11.04.2014, rreth orës 23:00, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm të koduar me emrin “Perëndimi”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar si dhe konfiskimin e rreth 110 kg, substance narkotike e dyshuar e llojit Marihuane.Ky operacion policor është realizuar në rajonin e Pejës, saktësisht ne magjistralen Klinë-Pejë, ku është ndaluar një kamionet e cila ka qenë në lëvizje, në të cilën dyshohej se transportohej substanca narkotike.Gjatë kontrollit nga hetuesit policor është vërejtur se kamioneta ka qenë e modifikuar për transportim ilegal të substancës narkotike, në të cilën janë konfiskuar e tërë sasia e Marihuanes në sasi pre (110 kg) e cila ka qenë e fshehur.Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë bastisur edhe dy (2) shtëpi me lokale përcjellëse dhe dy automjete të cilat dyshohej se janë përdorur nga personat e dyshuar në këtë aktivitet kriminal.
Personat e arrestuar janë;
• M.S. viti i lindjes 1981 M/K/Shqiptar
• B.SH. viti i lindjes 1975 M/K/Shqiptar
• GJ.XH. viti i lindjes 1970 M/K/Shqiptar

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;
• 110 Kg. Marihuane
• Një kamionet
• Dy vetura
• Një armë gjuetie
• 645 Euro para të gatshme
Me vendim të Prokurorit të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje