Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me ‘organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit’, ‘krim i organizuar’, bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 27 janar 2016 në rajonin e Prishtinës dhe Pejës , ( në tetë lokacione), ka ndërmarrë operacion policor, me ç’rast janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Në këtë operacion përveç Policisë të Kosovës kanë marrë pjesë edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:
• B. M. lindur me 1973 m/sh/k
• Z. Z. lindur me 1982 m/sh/k
• E. M. lindur me 1987 m/sh/k
• B. M. lindur me 1990 m/sh/k
• R. B. lindur me 1974 m/sh/k
• F. B. lindur me 1984 m/sh/k
• R. H. lindur me 1991 m/sh/k
• E. S. lindur me 1985 m/sh/k
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
• 2 (dy) armë zjarri
• 72 (shtatëdhjetë e dy) aparate të lojërave të fatit
• 1 (një) rulet
• 15 (pesëmbëdhjetë) shtëpiza kompjuteri
• 2 (dy) aparate për shtypje të tiketave
• 13, 105 (trembëdhjetë mijë e njëqind e pesë) euro;
• Dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.