Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen të dyshuarit për veprën penale të ‘Grabitjes’

Klinë , 12 Shkurt 2015
Ju informojmë se më 10.02.2015, rreth orës 10:30, stacioni policor i Klinës, përmes telefonit është njoftuar se një person përderisa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij të tipit ‘Mercedes’, në fshatin Volljakë të Klinës, ishte ndaluar nga dy persona të panjohur të cilët duke u futur në automjetin e tij e kishin goditur me gurë në kokë dhe ia kishin marrë me forcë një telefon. Pasi viktima ishte duke drejtuar veturën e tij dhe rruga ishte me ngrica, ai kishte rrëshqitur dhe kishte dalë jashtë rrugës. Të dyshuarit ishin larguar menjëherë nga aty dhe kishin shkuar në një rrugicë malore në drejtim të shtëpisë së njërit prej të dyshuarve në fshatin Çupeve/Klinë. Menjëherë në vend të ngjarjes kishin dalë edhe njësia e hetimeve dhe krimtekniku, ku i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke përcjellë gjurmët e të dyshuarve në rast. Hetuesit kanë arritur që lidhur me këtë rast të arrestojnë fillimisht një person të dyshuar M. G.(1990), e më pas kanë arrestuar edhe personin e dytë të përfshirë në këtë grabitje, shtetasin B. M.(1990). Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit kanë pranuar se kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Për të gjitha këto veprime me kohë është njoftuar prokurori i shtetit në Pejë, me urdhër të të cilit të dyshuarit janë nën ndalim policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje