Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen të dyshuarit për v.p. të Vjedhjes dhe Vjedhjes së rëndë

Istog ,19 Dhjetor 2014 Policia e Kosovës pran Stacionit Policor Istog më datë 21.10.2014 ka pranuar një ankesë nga një zyrtar përgjegjës për linjën e tensionit të lartë, i cili kishte raportuar vjedhjen e disa segmenteve metalike nga shtyllat e tensionit të lartë nga të cilat furnizohet ‘ Trafostacioni Peja-3’. Hetuesit policor gjatë hetimeve kanë identifikuar të dyshuarin Egjiptas / Kosovar, Haxhi M. (1960) , të cilin e kanë arrestuar me datë 18.12.2014 dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit shtetit aplikohet masa e ndalimit. Po ashtu me datën 15.12.2014 rreth orës 23:40 në fshatin Drejë – Istog, persona të panjohur kishin hyrë me dhunë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur disa gjësende me vlerë rreth 200 euro. Gjatë hetimit të rastit nga njësiti i hetimeve janë gjetur dëshmi të cilat kanë mundësuar që të identifikohet i dyshuari Shqiptar / Kosovar, Leonard P (1976) dhe me datë 18.12.2014 rreth orës 10:00 i dyshuari më kërkesë të policisë është paraqitur në stacion policor. Rreth orës 13:35 nga prokurori është autorizuar ndalimi policor për 48-orët e ardhshme për të dyshuarin. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje