Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen të dyshuarit për disa raste të veprave penale të ‘vjedhjeve’

Pas një pune mirë të organizuar operative, njësitet hetuese të stacionit policor të Vitisë kanë ardhur deri tek prova të qëndrueshme për disa të dyshuar që besohet të jenë të involvuar në disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’ në Viti dhe rrethinë.Me datën 26.2.2014 rreth orës 22:15 njësitet hetuese kanë arrestuar të dyshuarit:
• F. L. lindur me 1988 me banim në fshatin Sojevë, Ferizaj
• E. V. lindur me 1995 nga fshati Sllakovc i epërm, Gjilan
Të njëjtit në bazë të dëshmive të qëndrueshme dhe fakteve të cilat i posedojnë hetuesit policorë të dyshuarit për një periudhë të gjatë kohore në etapa të ndryshme kohore kanë lëvizur në fshatrat e Vitisë me automjetin Renault Pikap ngjyrë e bardhë me targa vendore që e kanë përdorur si mjet për kryerjen e veprave penale.Të dyshuarit janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve në Viti dhe për të njëjtit janë gjetur prova ku besohet se ata janë të involvuar në së paku pesëmbëdhjetë (15) raste te “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” në fshatrat e Vitisë si: Sadovinë e Muhaxhereve, Sllatinë, Ramjan, Fshat i Ri, Pozheran, Tërpezë dhe Kllokot dhe në fshatrat e Ferizajt, si: Sojevë, Bibaj dhe Greme.Me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe si prova materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:
• një kompjuter i llojit ‘Philips’,
• një televizor plazma i llojit ‘Sony’,
• një ngrohëse elektrike,
• një fshesë elektrike,
• një makinë për prerje të barit dhe
• dy tepihë.
Nga prokurori i shtetit të dyshuarve u është shqiptuar masa e paraburgimi prej 30 ditëve, pasi besohet se të njëjtit kanë kryer numër të madh të veprave penale “vjedhje”.Rastet veç e veç do të procedohen në prokurori. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje