Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’

Arrestohen shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’
Prishtinë, më 20 qershor 2023
Zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve-Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prizren, nga muaji mars 2023 kanë zhvilluar hetime ku janë aplikuar edhe masat e fshehta-teknike të hetimit ndaj disa personave nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në veprimtari penale ‘kontrabanda me emigrantë’.
Mbrëmë, më 19.06.2023, disa nga të dyshuarit të cilët ishin duke u hetuar nga Departamenti i Kufirit, janë përfshirë në një rast në Prishtinë. Pas kësaj, prokurori i PTh-Prizren, në koordinim me gjykatësin e procedurës paraprake, kanë lëshuar urdhër verbal për kontrolle në katër lokacione dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë.
Gjatë operacionit policor, janë arrestuar shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Të arrestuarit janë: një palestinez, dy sirianë, një algjerian, dy libanezë dhe një shqiptar.
Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit dhe përkthyesit ligjor dhe më pas, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Uhapšeno je sedam osumnjičenih za umešanost u krivično delo „krijumčarenje migranata”
Priština, 20 jun 2023
Policijski službenici Sektora za Istrage – Odeljenje Granične Policije, u saradnji sa Osnovnim Tužilaštvom – Prizren, su od marta 2023. godine sproveli istrage u kojima su primenjene i prikriveno-tehničke istražne mere prema pojedinim licima za koja postoji sumnja da su umešana u krivična dela ‘krijumčarenje migranata’.
Sinoć, 19.06.2023, neki od osumnjičenih koji su bili pod istragom od strane Graničnog Odeljenja, umešani su u jednom slučaju u Prištini. Nakon toga, tužilac OT-Prizren, u koordinaciji sa sudijom za prethodni postupak, izdao je usmeni nalog za kontrole na četiri lokacije, dve u Kosovu Polju i dve u Mitrovici.
Tokom policijske akcije uhapšeno je sedam osumnjičenih za umešanost u krivično delo „krijumčarenje migranata”. Uhapšeni su: jedan palestinac, dva sirijca, jedan alžirac, dva libanca i jedan albanac.
Sumnja se da su uhapšeni organizovali krijumčarenje migranata koristeći Kosovo kao tranzitnu zemlju. Osumnjičeni su saslušani u prisustvu advokata i pravnog prevodioca, a potom im je, odlukom tužioca, određen pritvor do 48 sati.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje