Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen shtatë persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mundësim prostitucioni’ dhe identifikohen dy viktima

Prishtinë 16 janar 2014 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara që ka realizuar me 14 dhe 15 janar 2014 ka arrestuar 7 persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me qenie njerëzore’ dhe ‘mundësim prostitucioni’, si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.Në operacionin policor të realizuar në rajonin e Prishtinës me datën 14/1/2013 pas një pune hetimore janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar, për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘mundësim apo detyrim të prostitucionit’. Personat e arrestuar janë:A. T. lindur me 1986 femër/shqiptare/kosovareSH. M. lindur me 1983 mashkull/shqiptar/kosovarA. T. lindur me 1983 femër/shqiptare/kosovareP. Ll. lindur me 1994 femër/shqiptare/kosovareA. M. lindur me 1986 femër/shqiptare/kosovare Operacioni tjetër policor është realizuar me datën 15.1.2013 në rajonin e Gjilanit, me ç’rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale të ‘trafikimit me njerëz’, ‘posedimit ilegal të armës’ dhe janë identifikuar dy viktima e trafikimit. Gjatë këtij operacioni policor po ashtu janë konfiskuar këto gjësende: • 1 revole e tipit Smith Weseone• 8 fishekë• para prej në vlerë prej 27.100 (njëzet e shtatë mijë e njëqind) euro, 1650 franga dhe 1000 dollarë Personat e arrestuar janë:D. H. lindur me 1977 mashkull/shqiptar/kosovarZ. D. lindur me 1981 mashkull/shqiptar/kosovar Viktimat e identifikuara nga policia janë që të dyja femra, shtetase të Kosovës, të cilat janë intervistuar sipas procedurave të parapara për raste të tilla dhe janë informuar organet përkatëse për mbrojtjen e viktimave.Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje