Prishtinë, 21 shkurt 2014 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.Dy muajt e parë të këtij viti janë karakterizuar për nga rritja e ndjeshme e treguesve të punës hetimore në drejtim të kapjes së personave të dyshuar si të implikuar në veprimtari kriminale, dhe krejt kjo ka ardhur si rezultat i intensifikimit të masave policore për identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimi i operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për këtë qëllim. Operacioni i fundit ka filluar dje ku dhe janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura kohëve të fundit në lokacione dhe intervale të ndryshme kohore .Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në disa lokacione, ku përveç personave të dyshuar policia ka gjetur dhe ka konfiskuar :
dy revole të tipit Ecol Special Cal 9mm
një armë e gjate cal 16 mm
disa telefona,
kartela te telefonave si dhe
tre karikator dhe fishek te armëve të sipërshënuara. Personat e arrestuar, dyshohet të kenë kryer disa grabitje nën kërcënimin e armëve (revole, thika, shufra), në kazino, pompa derivatesh, në zona të ndryshme të Prishtinës, Drenasit , Lipjanit, Shtimes dhe Ferizajt, ku përveç grabitjeve, të njëjtit në shumicën e rasteve të raportuara kanë shtënë edhe me armë (pa shkaktuar viktima në njerëz).
Personat e arrestuar:
1. S. K, mashkull, 18 vjeç , shtetas i Republikës së Shqipërisë
2. L. G, mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
3. F. E, mashkull, 21 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
4. L. B, mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
5. R.M, mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
6. L. K, mashkull, 24 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës dhe
7. B. K, mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
Janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet e grabitjeve para se rastet t’i kalojnë gjykatës, ndërkaq hetuesit rajonalë janë duke e vazhduar operacionin e tyre.