Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen pesë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Prishtinë, 27 shkurt 2020

Policia e Kosovës (PK), Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me  Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhëresës të gjykatës, më 26.02.2020 ka realizuar një operacion policor.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe  arrestuar pesë te dyshuar (dy meshkuj dhe tri femra)  nën   dyshimin se të njëjtit  kanë  kryer veprat penale: ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

·         B.M. viti i lindjes 1988, mashkull kosovar,
·         M.K. viti i lindjes 1987, mashkull kosovar,
·         E.A. viti i lindjes 1997, femër kosovare,
·         Sh.A. viti i lindjes 2000, femër kosovare dhe
·         M.S. viti i lindjes 1988, femër kosovare.

Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht: tetë (8) telefona mobil, një (1) DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë .

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje