Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Komoran, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.