Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen pesë (5) persona te dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë” dhe “ pjesëmarrje në rrahje”

Pejë, 18 maj 2022
Më datë 18 maj 2022 rreth orës 13:40, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se disa persona fillimisht janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes dy (2) persona janë plagosur nga arma e zjarrit.
Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje