Prishtinë, 28 shkurt 2014 – Dje rreth orës 14:00 hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë, që është raportuar me datën 10.02.2014. Rasti ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë, brenda lokalit dhe kanë vjedhur :- Dy televizorë Plazma, të tipit Samsung, dhe – një monitor, pajisje këto që arrijnë vlerën rreth 1000 euro.Puna e hetuesve policor të stacionit jugu në Prishtinë, lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: F.T, mashkull, 19 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, A.A, mashkull, 21 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, V.B, mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, M.H, mashkull, 31 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës si dhe A.Z, mashkull, 33 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës. Pjesë e aksionit të hetuesve policor, ka qenë edhe bastisja e disa lokacioneve, ku janë gjetur dhe konfiskuar, pajisjet që janë raportuar si të vjedhura si dhe 75 qese me substance narkotike që dyshohet të jenë marihuanë.Personat e arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendër të mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, para se rasti t’i kaloj gjykatës përkatëse, ndërkohë që hetuesit policor jugu, në Prishtinë po punojnë me intensivet të shtuar në ndriçimin e disa rasteve të tjera, pasi që kanë ngritur dyshimin e bazuar se personat e njëjtë mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të vjedhjeve.