Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen pesë persona të dyshuar për ‘trafikim me substanca narkotike’

Prishtinë, 24 qershor 2014
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me 23.06.2014, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar pesë persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me substanca narkotike’.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
1. B. U. i lindur me 1988
2. E. U. i lindur me 1982
3. J. U. i lindur me 1993
4. R. S. i lindur me 1973
5. A. T. i lindur me 1979
Operacioni policor është realizuar në rrugën Klinë -Zajm, ku janë ndaluar dy vetura në të cilat ishin personat e dyshuar të cilët dyshoheshin për shkëmbim të substancës narkotike. Gjatë shkëmbimit të substancës së dyshuar menjëherë kanë intervenuar zyrtarët policorë, me ç’rast kanë arrestuar personat e dyshuar si dhe janë konfiskuar rreth nëntë (9) kilogramë substancë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Me autorizim të prokurorit përkatës operacioni policor ka vazhduar me bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit A. T. ku janë gjetur dhe konfiskuar, në cilësi të provave materiale armë dhe municion të llojeve të ndryshme si;Tri (3) armë zjarri, Një (1) revole e llojit M57 e kalibrit 7. 62x 25 mm me një karikator me 8 fishekë, Një (1) revole e llojit “22 Long rifle-supermatik” me karikator të së njëjtës armë me 24 fishekë, Një (1) revole Zastava me një karikator dhe 14 fishekë të kalibrit të panjohur. Po ashtu në të njëjtën shtëpi janë gjetur edhe 56 fishekë të kalibrit 7.62×25 mm dhe 168 fishekë të kalibrit 7. 62×39 mm. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje