Sot, me datën 12.8.2014, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas një pune operative hetimore, ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë pesë (5) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kryenin veprën penale ‘marrje me prostitucion’. Operacioni policor është realizuar nga DHTQNJ në rajonin e Mitrovicës ku edhe janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët këtë veprimtari e kryenin në këmbim të parave në shuma të ndryshme.Personat e arrestuar janë:
• Xh. I. e lindur më 1989
f/sh/k• F. Xh. i lindur më 1985
m/sh/k• A. B. i lindur më 1986
m/sh/k• F. J. i lindur më 1981
m/sh/k• S. S. i lindur më 1983
m/sh/kPersonat e dyshuar tanimë të arrestuar janë dërguar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës .