Prishtinë, 27 mars 2014
Hetuesit Policor të Drejtorisë për hetimin e Trafikimit me Narkotik pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative, kanë arritur të sigurojnë dhe identifikojnë rastin se disa persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë, janë duke përgatitur një transport të substancave narkotike nga Kosova . Sot (27.03.2014) rreth orës 12:00 njësitet policore kane ndërmarrë një operacion taktik me ç’ rast kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit në fshatin Milloshevë të komunës se Obiliqit.Ne një parking ka qenë e parkuar vetura Mercedes ngjyrë e zezë me targa të Tiranës ku gjate kontrollit në bagazh të veturës janë gjetur 3 thasë të mbushur me substancë narkotikë qe dyshohet se është e llojit marihuanë, ndërsa brenda në ulëset e prapme të veturës së njëjtë gjithashtu janë gjetur edhe 3 thasë të tjerë mbushur me narkotikë të dyshuar të llojit marihuana.Sipas njësisë së Krimteknikës pesha e përgjithshme e përgjithshme e substancës narkotike është 62 kg. e 236.9 gram .
Më pas para një hoteli në magjistralen Prishtine –Mitrovice afër fshati Milloshevë është ndaluar edhe vetura Audi ngjyre e kuqe me në të cilën ishin edhe 4 personat e tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë qenë në përcjellje dhe vëzhgim të rrugës, me pastaj është arrestuar personi i pesetë si dhe është konfiskuar edhe një veturë e tipit Audi.
Lidhur me këtë raste janë arrestuar 5 persona të dyshuar të gjithë meshkuj shqiptar shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Personat e arrestuar janë:
• U. P.
• S. A.
• Sh. F.
• A. J.
• E. S.
Në cilësi të provave janë konfiskuar :
Vetura Audi
Vetura Audi A 4
Vetura Mercedes
Si dhe nga të gjithë të dyshuarit janë konfiskuar 3550 Euro para të gatshme dhe 21120 Lek shqiptare.8 telefona te ndryshëm celular.
Lidhur me ketë rast është konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar që të gjithë të dyshuarit të dërgohen në qendrën e mbajtjes deri në procedurat tjera hetimore.