Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandimit të migrantëve’, ‘falsifikimin e dokumenteve’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar.
Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 11 prill 2018 në rajonin e Prishtinës (në pesë lokacione), dhe Gjakovës (në një lokacion), është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
• Sh. Sh. lindur me 1961 shqiptar/kosovar
• I. S. lindur me 1974 shqiptar/kosovar
• N. B. lindur me 1966 shqiptar/kosovar
• Xh. N. lindur me 1962 shqiptar/kosovar
• A. T. lindur me 1987 shqiptar/kosovar
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
• 2 armë të gjata
• 5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm
• 175 fishekë kalibër të ndryshëm
• 4 vula të firmave të ndryshme
• 2 pasaporta
• dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së