Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj burg efektive për ‘Vjedhje të rëndë’

Prizren, 03.03.2025
Me datën 03.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I arrestuari E.M. (50 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje