Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen një i dyshuar për Tentim Grabitjes në Suharekë

Prizren, 16 dhjetor 2021
Më datën 15 dhjetor 2021, rreth orës 16:00 Ankueset f/sh/k, kanë raportuar rastin ne stacioni policor ne Suharekë, se deri sa ishin në venin e punës në lokalin afarist i cili gjendet ne rrugën Brigada 123 ne Suharekë rreth orës 14:35, aty është futur një person mashkull rreth 22 vjeç i cili fillimisht ishte i interesuar për një produkt për të ble , më pas ai nga xhepi ka nxjerr një thikë, ku nen kërcimin e armesë se ftoftë (thikës) ka dashtë te kryen VP grabitje. Viktimat të shqetësuara kanë bërtitur policia, policia, ku i dyshuari është larguar nga lokali pa arritur të merr diçka, po ashtu ne ketë rast viktimat nuk kanë pësua lëndime .
Sektori i hetimeve te stacionit policor ne Suharekë pas pune operativo/taktike si dhe analizimit te video incizimeve te kamerave kanë arrit qe te identifikojnë dhe me pas të arrestojnë te dyshuarin
V.B mashkull/Kosovar i lindur me 1998
I dyshuari gjatë grabitjes thikën te cilën e ka përdorur e kishte fshehur ne lagjen ,,Fidanishte,, ne Suharekë, ku njësitet policore gjatë kontrollit te Jak nën e te dyshuarit te cilën e kishte lënë në podrum ne cilësinë e provave materiale janë gjet dhe sekuestruar:
• Një thikë,
• një oc sprej,
• një palë dorëza,
• një maska anti-covid dhe
• një palë pantallona
Sendet e sekuestruara i dyshuari i kishte ne momentin e kryerjes se veprës penale te grabitjes ne Suharekë.
I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ku ne tersi e ka pranuar veprën penale te Grabitjes, Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje