Më datë 13. 09. 2021, rreth orës 09:30, Policia e Kosovës gjegjësisht Stacioni Policor në Istog është njoftuar nga viktima se dy persona të pa njohur e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me mjete te ftoftë (thikë) dhe duke e kërcënuar me arme zjarri (Pistolete), me ç’ rast viktima kishte pësuar lëndime. Nga viktima ishte Grabitur një sasi e arit.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve Rajonal në Pejë, me datë 22.09. 2021, është arrit të identifikohet dhe arrestohet njëri nga dy të dyshuarit.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh.