Pejë, 15 janar 2021
Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë, pas një punë operativo hetimore lidhur me disa raste Vjedhje të Rënda, qe kanë ndodhur në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor te vitit 2020, kryesisht vepra këto te kryera në fshatin Vitomiricë, Brestovik, Cigë dhe në qytetin e Pejës, ka identifikuar dhe arrestuar një grup prej 7 (Shtatë) personave te dyshuar, te organizuar mirë qe kanë kryer këto vjedhje ne bashkë kryerje. Te dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës se Pejës dhe Istogut.
Ne mesin e muajit Janar 2020 në Pejë respektivisht ne rrugën Gani Kelmendi, te dyshuarit e arrestuar kanë pranuar se kanë vjedhur 150 shtylla te metalit nga një Objekt në ndërtim e sipër, 140 Bllazhujka, 4 kubik shtafne (shtylla te drurit) qe shërbejnë për kulm te objektit dhe mjete tjera te punës. Ky grup i te dyshuarve i ka vjedhur këto sende te lartshënuara dy here gjatë muajit Janar, duke i bartur sendet me veturë te marrur me qira (Renta a Car), dhe për këto vjedhje janë iniciuar 2 (dy) raste te vjedhjeve te rënda. Pasi qe janë identifikuar dhe arrestuar, tek të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar shtyllat e metalit tek një i dyshuar tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog, i cili i ka blerë shtyllat nga te dyshuarit. Shtyllat i kthehen viktimës në pronësi. Ne këto dy vjedhje te rënda kanë marr pjesë grupi i te dyshuarve te cilët janë organizuar qe te kryejnë vjedhjet në pronën e viktimës.
Me datë 24.12.2020, i njëjti grup i te dyshuarve në fshatin Vitomiricë në shtëpinë e viktimës, kanë vjedhur 12 dritare te plastikes, te cilat 6 prej tyre ishin të montuara ndërsa të tjerat i kanë marrur në korridorin e shtëpisë. Te dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur dritaret dhe te njëjtat ia kanë shitur një personi tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog. Dritaret e vjedhura janë gjetur tek blerësi dhe te njëjtat janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim në pronësi.
Ne muajin tetor te vitit 2020 ky grup i te dyshuarve në fshatrat Cigë dhe Brestovik, Komuna Pejë, kanë kryer 5 (Pesë) vjedhje te rënda, ku në te gjitha rastet kanë thyer shtëpia te pa banuara dhe kanë vjedhur mjete te punës si: TV, Llap top e 5 biçikleta. Te dyshuarit në bashkëveprim kanë pranuar se i kanë kryer këto vepra penale dhe nga sendet e vjedhura janë gjetur 3 biçikleta tek njeri i dyshuar në fshatin Zallq, Komuna Istog, te cilat ishin të çmontuara dhe nga i dyshuari shiteshin në një hekurishte në Istog.
Gjatë muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i te dyshuarve ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi te pa banuara, me pronarë qe jetojnë jashtë Kosovës. Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende te ndryshme siç janë Televizorë, Llap top, mjete te punës, makina për kositje te barit, pajisje te kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marr me qira ( Renta a Car). Ne numrin prej 20 shtëpive qe te dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi qe edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qellim te vjedhin te holla, ari dhe sende tjera te vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njëjte kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve.
Te dyshuarit kanë pranuar shumicën e veprave qe i kanë kryer dhe te njëjtit, pas intervistimit me urdhër te Prokurorit te shtetit janë ndaluar për 48 orë fillimisht, e pastaj janë dërguar para Gjyqtarit te procedurës paraprake në Gjykatën Themelore-Pejë.
Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, 6 prej tyre, ndërsa njërit prej tyre i ka caktuar masë alternative qe te mos e lëshoj vendin. Dy personat e tjerë te dyshuar qe kanë blerë sendet e vjedhura, Prokurori i shtetit i ka liruar në procedurë te rregullt.
Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë është duke mbledhur dhe grumbulluar dëshmi tjera qe ndërlidhen me vjedhjet e rënda qe dyshohet se i kanë kryer ky grup i organizuar me qellim te zbulimit te rrethanave te këtyre rasteve.
Këta të dyshuar si grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona te njohur për Policin, kanë pranuar se kanë kryer vjedhje te rënda edhe në disa fshatra te Komunës se Klinës dhe të Istogut, gjatë vitin 2020, në data te ndryshme. Edhe në këto dy qytete kanë përdorur te njëjtat mënyra dhe vetura për kryerjen e vjedhjeve.
Të dyshuar për këto vepra janë:
– J.F. lindur me 1994
– F.L. lindur me 1987
– S.B. lindur me 1992
– L.N. lindur me 1993
– A.S. lindur me 1992
– A.F. lindur me 1996
– N.J. lindur me 1992
– B. B lindur me 1992
– K.Z lindur me 1981