Prishtinë, 21 janar 2022 – Sot, rreth orës 03:30, zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Menjëherë pas informatës, se në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, dy persona kanë dëmtuar një aparat kafeje dhe po tentojnë të merrnin parat nga aty, zyrtarët e stacionit Qendra, kanë reaguar shumë shpejtë dhe në vendngjarje kanë arrestuar personat e dyshuar:
Ø L.H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Ø Xh.S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave ( dyshohet të vjedhura në këtë rast).
Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që, personat e dyshuar, janë proceduar sipas vendimit të prokurorit, L.H është dërguar në mbajtje, ndërsa Xh.S, është liruar në procedurë të rregullt.