15.11.2016, Ferizaj
Pas një pune të suksesshme operative njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar katër persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjeve të rënda të kryera ditë më parë në shkollat e mesme “Elena Gjika” dhe “Shaban Hashani” në Ferizaj.
Me këtë rast, të dyshuarit A. I. 19 vjeç, F. B. 18 vjeç, G. S. 19 vjeç dhe M. S. 21 vjeç , në bashkëveprim kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollave të cekura më lart dhe kanë vjedhur tre laptopë, tre projektorë dhe një skaner me paisjet përcjellëse.
Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.