Podujevë, 08 tetor 2014 – Dje rreth orës 17:00 policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë, që është raportuar me datën 04. 10.2014.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, saktësisht në një kafiteri të qytetit në Podujevë, ku persona të dyshuar kishin arritur që përmes çatisë të futen në lokal dhe të kryejnë veprën në fjalë.
Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, lidhur me vjedhjen, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit:
1. H.H mashkull, 17 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
2. E. P mashkull, 17 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
3. F. P mashkull, 16 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës dhe
4. P.K mashkull, 16 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendër të mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës përkatëse.