Gjakovë, 1 prill 2015
Dukuria e rasteve të vjedhjeve nuk ka kursyer as zonën e komunës së Malishevës, e më saktë gjatë muajit mars të këtij viti cak i vjedhjeve ka qenë fshati Shkozë i kësaj komune.
Në lidhje me këto raste që kishin shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e këtij fshati, Policia e stacionit policor të Malishevës ka zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me banorët e kësaj zone, ku si rezultat ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër persona si të dyshuar të mundshëm për kryerjen e këtyre veprave penale.Personat e arrestuar janë:
1. A. B. K/Sh lindur me 1995 nga Komuna e Malishevës
2. F. B. K/Sh lindur me 1991 nga Komuna e Malishevës
3. M. B. K/Sh lindur me 1992 nga Komuna e Malishevës
4. A. B. K/Sh lindur me 1995 nga Komuna e Malishevës
Personat e arrestuar dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të vjedhjeve ku gjatë zhvillimit të intervistave po ashtu është arritur të sigurohen edhe disa nga provat të cilat me urdhër të prokurorit të shtetit i janë kthyer pronarëve legjitimë.
Po ashtu tek i dyshuari A. B. është gjetur një armë zjarri e llojit AK-47 e mbajtur pa leje e cila është sekuestruar nga ana e Policisë.
Të gjitha veprimet tjera hetimore lidhur me rastet janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin me urdhër të të cilit pas përfundimit të procedurave fillestare të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti hetohet nga hetuesit e stacionit policor të Malishevës.