Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Mitrovicë, 25 shkurt 2015-Një rast ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në mesnatë rreth orës 01:30 të datës 25 shkurt 2015. Rasti i veprës penale raportohet të ketë ndodhur në një dyqan ushqimor që ndodhet në rrugën Afrim Zhitia’ në Mitrovicë.Bazuar në informacionin e pranuar efektivët policorë të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë reaguar me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, rrethanat e vendit të ngjarjes ishin faktike se përbënin elementet e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, gjurmët ishin evidente se kishte depërtim me forcë përmes derës brenda në lokal.Procedurat e ekzaminimit të vendit të ngjarjes kishin nisur nën autorizimin e prokurorit, respektivisht hetuesit policorë me njësi përkatëse të krim teknikës, ku nga ana e pronarit ishte raportuar se brenda në lokal të dyshuarit ia kishin vjedhur një telefon celular, një sasi të pijeve në ambalazh kanaqe, një sasi parash monedha metalike.Hetuesit policorë, duke pasur parasysh rrethanat dhe kohën e veprës penale, menjëherë hetimet i kishin zgjeruar përtej vendit të ngjarjes në kërkim të informacioneve dhe dëshmive për kryesit e veprës penale. Jo më shumë se 15 minuta pas incidentit, njësitë policore kanë arritur që mbi informacione dhe dyshime të bazuara të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për veprën penale.Të dyshuarit e arrestuar janë: E. T. 17 vjeç, G. K. 17 vjeç, D. D. 16 vjeç, A. P. 16, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptarë, banorë të Mitrovicës, shtetas të Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilëve është bërë në Mitrovicë rreth orës 01:45 me datën 25 shkurt 2015. Arrestimi i të dyshuarve ka rezultuar që tek ta të gjenden si prova materiale gjërat e raportuara të vjedhura, si: telefoni celular, sasia e pijeve, shuma e monedhave metalike, si dhe dy kaçavida të dimensioneve të ndryshme të cilat besohet se janë përdorur nga ana e të dyshuarve në kryerjen e veprës penale. Hetuesit policorë bazuar në sistemin e të dhënave dhe evidencave bëjnë të ditur se katër të dyshuarit e lartpërmendur, janë recidivistë të veprave penale të ‘vjedhjeve të rënda’.Të dyshuarit u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve, mbi dyshimet se në bashkëveprim të kenë kryer veprat penale ‘vjedhje e rëndë’, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje